8 dhjetor 2015 –  Për ditën e sotme nuk ka munguar dhe komentet nga mediat e huaja. Gjëja që është veçuar sot  ishte sjellja paqësore e policisë.

Gazata prestigjoze amerikanë “New Youk Times”, shkruan se dhjetëra e qindra mbështetës të opozitës u përleshën më policinë duke kundërshtuar reformat ekonomike që sipas tyre kanë rritur varfërinë.

NYT, e cila në shkrimin e saj i referohet The Associated Press, shton se nuk ka raporte për  të plagosur apo të arrestuar. “

Neë York Times” shkruan se qeveria ka zemëruar shumë njerëz me operacionet për pagimin e faturave të energjisë elektrike, rritjen e kontibuteve sociale dhe taksat e të ardhurave.

Ndërsa BBC, raporton se gjatë protestës së opozitës, demostruesit kanë hedhur gurë dhe vezë në drejtim të kryeministrisë duke kërkuar dorëheqjen e kreut të qeverisë, Edi Rama.

Protesta, është mbajtur ditën e 25-vjetorit të protestës së studentëve kundër komunizmit që sollën fund të totalitarizmit.

Ndërsa AFP, raporton se në protestë demostruesit mbanin banderola ku lexohej “Rama Ik”.

“Kemi kërkuar zgjedhje të parakohëshme, qeveria “Rama” duhet të largohet, kjo qeveri është e korruptuar dhe ka ardhur koha për ta rrëzuar”, u shpreh Basha, raporton AFP.

Më tej, AfP shkruan se policia e vendosur në gardh para protestuesve nuk ndërhyn si dhe ishte e paarmatosur.

/portali DurreLajm/