Deputetja e LSI-së, njëkohësisht bashkëshortja e kreut të Parlamentit, Monika Kryemadhi, dje martoi djalin e tezes.
E bija, Era, publikon fotot nga dasma, duke zbuluar detaje dhe superfustanin e së ëmës. Kryemadhi shfaqet në formë të mirë duke kërcyer vallë popullore, me fisin e saj.
“Me nusen dhe dhëndrin më të bukur”, shkruan Era Meta.
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta mungonte në këtë gëzim familjar, pasi është nisur drejt SHBA-së, për ceremoninë e shpalljes së kandidaturës së Hillary Clinton për presidente të SHBA-së. /Newsbomb.al





