Hajdutëria ka plasur sheshit në vendin tonë. Çdo ditë shohim video ku tregon raste të tilla, por si kjo e fundit nuk besoj të keni parë. 

Një video e bërë publike në “Jeta Osh Qef” tregon rastin e një banoreje në qytetin e Tiranës, e cila vjedh lulet me rrënjë nga lokalet. 

Veprimin qytetarja e fillon herët në mëngjes pasi numri i kalimtarëve është i paktë, pasi sigurohet që nuk ka njeri rreth e qark ajo vjedh lulet e mbjella nga pronarët e lokaleve dhe largohet. Rasti në video është regjistruar në një lokal në lagjen “Ali Demi”, rreth orës 05:15 të mëngjesit.