31 korrik 2015 – Një i ri rreth të 30-ave i ka vjedhur një celular shitëses së një dyqani te Selvia në Tiranë, pa u kuptuar fare.
Në videon e publikuar në 'News24', shihet i riu që bën sikur interesohet për një bluzë. Pasi afrohet te banaku dhe vëren shpërqendrimin e shitëses, ai merr celularin e tipit iPhone 5 dhe e fsheh në bluzë.
E pyet nëse ka ulje çmimi dhe me qetësinë më të madhe shkon lë bluzën te rafti dhe fut celularin në xhep.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/