Rëndomtë shohin apo dëgjojmë vjedhje pothuajse çdo ditë. Edhe pse një numër I madh biznesesh kanë investuar për pajisjen më kamera sigurie, duket se hajduteve kjo gjë nuk I bën fare përshtypje. E kështu ka ndodhur edhe më videon që është bërë publike në “Jeta osh qef”, me dy persona në një dyqan celularësh në Tiranë.
Dy persona, ende të paidentifikuar kanë vjedhur një telefon tip "iPhone 6S". Njëri prej tyre mban me muhabet shitësin ndërsa tjetri merr telefonin dhe e fut në xhep. Ata hynë brenda si dy klientë normalë, por u larguan si hajdutë. Me ndihmën e kamerave të sigurisë, policia ka shpallur në kërkim dy autorët.