Tiranë, 11 korrik 2014– Në përfundim të procedurave për ideimin, modelimin dhe realizimin e simboleve të Institucionit të Presidentit të Republikës dhe të dekoratave e titujve të nderit që jepen nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, komisioni përzgjedhës për shqyrtimin e propozimeve të paraqitura vendosi që t’i propozojë Presidentit të Republikës Sh. T.
“Në përfundim të procedurave për ideimin, modelimin dhe realizimin e simboleve të Institucionit të Presidentit të Republikës dhe të dekoratave e titujve të nderit që jepen nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, komisioni përzgjedhës për shqyrtimin e propozimeve të paraqitura, në zbatim të Urdhrit Nr 9, datë 20.08.2013, “Për rishpalljen e konkursit “Për procedurat e ideimit, modelimit dhe realizimit të simboleve të Institucionit të Presidentit të Republikës dhe të dekoratave e titujve të nderit që jepen nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë”, i përbërë nga shumica e anëtarëve i vlerësoi pozitivisht punimet e paraqitura dhe vendosi që t’i propozojë Presidentit të Republikës Bujar Nishani miratimin e punimeve të autorit Ylli Beqiri”– bëhet me dije nga Presidenca.
SIMBOLET E PËRZGJEDHURA
1. Flamuri
2. Logo
3. Dekorata “Nënë Tereza”
Si konkluzion, Presidenti i Republikës Bujar Nishani miratoi propozimet e komisionit sipas punimeve të mëposhtme:
Në përfundim të procedurave për ideimin, modelimin dhe realizimin e simboleve të Institucionit të Presidentit të Republikës dhe të dekoratave e titujve të nderit që jepen nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, komisioni përzgjedhës për shqyrtimin e propozimeve të paraqitura vendosi që t’i propozojë Presidentit të Republikës Sh. T. Z. Bujar Nishani miratimin epunimeve të autorit Ylli Beqiri për flamurin, logon dhe dekoratën “Nënë Tereza”.
2. Logon e Institucionit të Presidentit të Republikës me përshkrimin e mëposhtëm: a. Shqiponja, përkrenarja dhe kurora e dushkut me të njëjtin kompozim si edhe tek flamuri të jenë elementët kryesore të Logos; b. Mbishkrimi i Logos të jetë PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË; c. Përmasat e logos janë të ndryshueshme në varësi të përdorimit (të gjithë elementët zmadhohen ose zvogëlohen bashkërisht në mënyrë proporcionale).
3. Dekoratën “Nënë Tereza” me përshkrimin e mëposhtëm: a. Elementi kryesor është portreti i Nënë Terezës, punim origjinal i autorit të medaljes provuar nga certifikata e të drejtës së autorit; b. teksti “M. Teresa” është kaligrafia origjinale e Nënë Terezës; c. degët e ullirit, të cilat janë simbol i dëshirës për paqe, vëllazërimit dhe jetëgjatësisë; d. ngjyra e medaljes është ajo e floririt të bardhë apo argjendit pasi kjo ngjyrë kombinon më së miri me vetë portretin, figurën dhe veprën e Nënë Terezës; e. Forma katrore gjithashtu është preferuar nga ajo rrethorja pasi i gjithë kompozimi qëndronte më mirë në një sfond katror se sa ai rrethor. Përmasat të jenë: lartësia 5 cm, gjerësia 4.5 cm dhe trashësia 2.5 – 3 mm.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





