DURRËS, 19 nëntor 2013 – Qarku Durrës-Krujë ka numrin më të pakët të “firarëve” të drejtësisë, vetëm 4 për qind të numrit gjithsej si republikë. Sikurse është bërë e ditur, në sajtin e policisë së shtetit janë hedhur të dhëna për 742 persona të shpallur në kërkim gjithsej, të dënuar me vendim gjykate mbi 5 vjet burgim. Nga qarku Durrës-Krujë figurojnë vetëm 31 “wanted”, ose vetëm 4 për qind e numrit në shkallë vendi. Kurse nga 23 femra gjithsej, vetëm një është nga qyteti i Durrësit. Në rastin e Durrës-Krujës janë publikuar vetëm 13 fotografi të të kërkuarve. Nga qyteti bregdetar janë 21 të kërkuar dhe një nga Shijaku. Nga rrethi Krujës figurojnë 9 të kërkuar. Më poshtë 31 skedat e policisë së shtetit për qarkun e Durrësit.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/