Që pas daljes së saj të parë në BB8, Xhensila ka qenë gjithnjë në vëmendje të shtypit rozë. Kësaj here ish-konkurentja e Big Brother 8, është përfolur për mënyrën e veçanta të festimit të ditëlindjes.
21 marsi është ditëlindja e 27 e Xhensilës, dhe surprizat për të kanë filluar qysh në orët e para të ditës. Një tortë e personalizuar, e krijuar nga miqtë e saj ka qenë ajo që e ka habitur më së shumti modelen.
“Torta frymëzuar nga titujt e gazetave”, shkruan ajo si dixhiturë fotoje. Me sa duket, fotot e fundit të Xhesit kanë qenë aq provokuese saqë kanë nxitur edhe miqtë e saj të ngushtë të krijojnë një tortë si kjo.