"E premte" quhet kënga më e re që do t’i shtohet skenës muzikore shqiptare.

Gazeta Express me burime të afërta me Ledrin, ka mësuar se ky projekt muzikor do të jetë duet mes 2po2 dhe Ledrit.

Po ashtu, burime të njëjta kanë bërë të ditur se kjo këngë vjen pikërisht nesër, me 10 korrik, ditën kur Ledri dhe 2po2 festojnë ditëlindjen e tyre, prandaj është vendosur kjo datë për publikimin e këngës.

E se çfarë do na sjellin ata, presim të shohim nesër.