6 dhjetor 2013- Për fazën e grupeve për Kupën e Botës Brazil 2014 sot u hodh shorti, ndërsa nuk munguan as surprizat. Grupi më i fortë mund të konsiderohet Grupi D, ku Italia, Anglia dhe Urugai do të ndeshen me njëra-tjetrën për dy bileta në fazën tjetër. Skuadra që thuajse nuk ka asnjë shans për të kaluar këtë grup është Kosta Rika.

Në Grupin A, Brazili, pritësi i këtij kompeticioni do të ndeshet me Kroacinë, Meksikën dhe Kamerunin. Në Grupin B, Spanja kampione në fuqi, do të ndeshet me Holandën, Kilin dhe Australinë. Grupi i lehtë ai i Greqisë, do të ketë përballë Kolumbinë, Bregun e Fildishtë dhe Japoninë.

Në Grupin E, Zvicra dhe Franca janë dy pretendentet kryesore, të ndjekura nga Ekuadori dhe Hondurasi. Bosnja do të ndeshet me Argjentinën, Iranin dhe Nigerinë. Grupi F sheh favoritë Gjermaninë dhe Portugalinë, ndërsa SHBA-të dhe Gana do të luajnë për një vend të tretë. Në grupin e fundit, Rusia dhe Belgjika kanë përballë Algjerinë dhe Korenë e Jugut.

Shorti
Grupi A: Brazil, Kroaci, Meksikë, Kamerun
Grupi B: Spanjë, Holandë, Kili, Australi
Grupi C: Kolumbi, Greqi, Bregu i Fildishtë, Japoni
Grupi D: Uruguai, Kosta Rika, Angli, Itali
Grupi E: Zvicër, Ekuador, Francë, Honduras
Grupi F: Argjentinë, Bosnje, Iran, Nigeri
Grupi G: Gjermani, Portugali, Gana, SHBA
Grupi H: Belgjikë, Algjeri, Rusi, Kore e Jugut