17 gusht 2015 –  Durrësi vjen i dyti pas Tiranës për numrin e fatkeqësive rrugore. Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës (MTI) u kujton drejtuesve të automjeteve në Durrës se ku duhet të kenë kujdes në rrugët e bashkisë së re. Janë vende me rrezikshmëri të lartë për aksidente. Dihet që Durrësi është zonë me  me dendësi të lartë popullsie. Sipas të dhënave, në 5 vitet e fundit, del se në Shqipëri, numri mesatar i aksidenteve me pasojë vdekje për 10 000 makina, është 10-12, kundrejt 5,5 në vendet e Evropës Qendrore e Lindore. MTI-ja thotë se një nga shkaqet kryesore është vjetërsia e makinave që në shumicën e rasteve i kalojnë 10 vite, me të cilat kanë ndodhur mbi 86 për qind e fatkeqësive rrugore. Nga ana tjetër, drejtuesit e makinave janë të pandërgjegjshëm në timon. “Dyrrah”-u ka zbardhur pikat e zeza në Durrës dhe periferi të tij.
 
Info / Pikat më të rrezikshme
RRETHRROTULLIMI I KËNETËS
MBIKALIMI I SERAVE, SHKOZET
L. 17, SKALIONI I DYTE
KARBURANT ELDA
PLEPA-URA E DAJLANIT
MBIKALIMI I URES SË DAJLANIT
PERBALLË GALAKTIKUT
PLAZH
SHËNAVLASH, TREGU i MAKINAVE
SHKOZET
RROTA E KUQE
ILIRIA PLAZH
URA E DAJLANIT-PLEPA, MARKET EMI
URA E DAJLANIT-REZIDENCA QEVERITARE
TROPIKAL
PORT
STACIONI I TRENIT
CURRILA,
PORTO ROMANO-DURRËS
SPITALLE, ISH-ZDRUKTHTARIA
PORTO ROMANO, ÇEZMAT
RRUGA A. GOGA-VARREZAT
POLICIA-MBIKALIMI I SERAVE
LAGJA NR. 5
RRUGA DYTËSORE PLEPA-SHKEMBI I KAVAJËS
ARAPAJ-PLEPA
RRETH RROTULLIMI SHKOZET-MBIKALIMI PLEPA
PLEPA-SHKOZET, SERVIS LORANDO
ROTONDA, SHKOZET
TREGU, SHKOZET
KRYQËZIMI I GJYKATËS SË APELIT SHKOZET
STACIONI I TRENIT-URA E DAJLANIT
RRETHRROTULLIMI PLEPA
MAMINAS RRUGA DYTËSORE
SUPERSTRADA – MAMINAS
SUPERSTRADA KARBURANT ALPET
TIRANË-DURRËS, AFËR TOYOTA-S
TIRANË-DURRËS, SIDENOR
MBIKALIMI SUKTH
MAMINAS-SHIJAK, MBIKALIMI I SUKTHIT
MBIKALIMI FLLAKË
SUPERSTRADA, KARBURANT NEJDA
SUPERSTRADA, MEKTRIN MOTORS
TREGU I MAKINAVE, SHËNAVLASH
PLEPA-NDROQ
ROMANAT
PJEZË
4 RRUGËT-PJEZË
DURRËS-SHIJAK, MULLIRI I BULLGARIT
DURRËS-SHIJAK, FILANTO
XHAFZOTAJ, KARBURANT SHAHINI
RRASHBULL-4 RRUGËT
XHAFZOTAJ-DURRËS
4 RRUGËT-XHAFZOTAJ
4 RRUGET-FLLAKË
KTHESA E ARIUT-SUKTH
SPITALLË-SHËNAVLASH  
SHËNAVLASH-RINIA, LAGJA MIRDITA
PERLAT-RRUSHKULL
SHIJAK-KATUND I RI,
HAMALLAJ-URA E TONES
SUKTH-KULLË
KTHESA E ARIUT-SUKTH
LAGJA STALLË SUKTH
MARIKAJ
Burimi: MTI. Përpunimi: “Dyrrah”-u.
 
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/