Tiranë, 26 qershor 2014 – Pamjet filmike të kamerave te sigurisë së bankës “Credins” dhe bizneseve aty pranë kanë regjistruar momentet e vrasjes së biznesmenit dhe bankierit të njohur, Artan Santo. Burimet e policisë thonë se kanë arritur të fiksojnë dy numrat e fundit të targave të fundit të motorit, që janë 09.
Në foto janë pikërisht dy autorët që qëlluan mizorisht me pistoletë ndaj Artan Santos, plumba që i morën jetën. Fotoja, shperndare nga policia mban oren 09.15.43, qe do te thote se eshte shkrepur pak minuta para ngjarjes. Policia nderkohe ka vene në dispozicion një shpërblim prej 100 mijë euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorëve qe ekzekutuan biznesmenin Artan Santo, në çdo rast duke ruajtur anonimatin.
Sipas policisë, të dy personat qe realizuan vrasjen konsiderohen vrasës profesionistë me pagesë. Nga burimet mësohet gjithashtu se pas atentatit mbi Santon, një punonjës i policisë rrugore ka tentuar të ndalojë autorët duke qëlluar në drejtim të tyre dhe më pas i ka ndjekur me motor, por ndjekja dështoi pasi motori u prish dhe punonjësi i policisë rrugore u kthye në Tiranë me karrotrec.
Dëshmitare jashte kamerave kanë pohuar se personat e kanë pasur në shënjestër biznesmenin dhe e kanë qëlluar me arme zjarri tip, pistoletë. Ata kanë pritur derisa Santo ka zbritur nga makina për t'i qëlluar me armë. Pas kësaj autorët janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





