Sulmuesi i Real Madrid, Karim Benzema, vetëm pak ditë më parë ka organizuar një super-party për të festuar bujshëm ditëlindjen e tij të 28-të. Festë e nxehtë kjo e vendosur gjithashtu në një vend të nxehtë, sikurse vetëm Dubai mund të ofrojë.
Nga ajo që kanë raportuar mediat e huaja, në party-n e organizuar nga vetë Benzema, femrat e pranishme kanë qenë vërtet të shumta në numër. Ndërkohë, pa zhurmën dhe bujën mediatike, lajmi për prezencën në këtë festë të dy protagonistëve shqiptarë, në Shqipëri e Kosovë, u publikua nga vetë një prej pjesëmarrësve. Prezente, madje dhe shumë e afërt me yllin e galaktikëve në party, modelja kosovare, Xhuli Nura, ka publikuar në profilin e saj në Facebook video të xhiruara gjatë festimeve.
“Happy birthday our friend Karim Benzama. What a night!” – “Shumë urime për shokun tonë Karim Benzema. Çfarë nate!”, ishte dedikimi i modeles shqiptare, Xhuli Nura, që shoqëronte videon e postuar nga momenti i prerjes së tortës. Nura ndërkohë ka postuar edhe një tjetër foto, me një bashkëatdhetarin e saj, Adnan Januzaj, me dixhiturën “Jena ba na shqiptart bashkë në Dubai”.