Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar shkëputje të energjisë ditën e nesërme, për shkak të punimeve në nënstacionin e Fushë-Kuqes.

Kufizimet e energjisë elektrike do të përfshijnë disa zona prej orës 08:00 deri në 14:00.

Kështu, pa energji do të jenë zonat në: Burrel, Fushë Kuqe Qendër, Kisha-Gurrëz, Patok, ujësjellësi Fushë-Kuqe, Plazh-Patok.

Sakaq, kufizime do të ketë në Shkodër, Rrilë, Grykë Lumi, Shënkoll, Barbullojë, Gajush.