Fondacioni “Jack Ma” ka njoftuar se do të dhurojë 100 milionë juanë (14,4 milionë dollarë) për të mbështetur studimin dhe zhvillimin e një vaksine kundër koronavirusit të ri.
“E dimë mirë që shkencëtarët po luftojnë me kohën, nuk do të jetë një detyrë e lehtë’’, theksoi Jack Ma, themelues i “Alibaba” dhe fondacionit me emrin e tij.
Ai theksoi se fondacioni do të përpiqet të sigurojë më shumë ndihmë për zhvillimin dhe pasurimin e shkencës mjekësore në luftën kundër viruseve.
“Alibaba Group” tha se “do të sigurojë tek institucionet publike qasje falas në të gjitha aftësitë e inteligjencës artificiale së nevojshme për zhvillimin e vaksinave e ilaçe të reja për të luftuar koronavirusin e ri””.





