Jada Pinkett-Smith ka zbuluar se ajo dhe bashkëshorti Will Smith kanë qenë të ndarë për shtatë vitet e fundit.
Aktorja 52-vjeçare është e martuar me ish-yllin e “Fresh Prince of Bel-Air” që nga viti 1997. Ata kanë bashkë 2 fëmijë Jaden dhe Willow, si dhe djalin e Smith, Trey, të cilin e kishte me gruan e tij të parë, Sherry Zambino.
Në një intervistë të re me revistën “People”, Pinkett-Smith ndau disa njohuri mbi marrëdhënien e saj me yllin fitues të Oskarit, King Richard.
Kur u pyet për statusin e martesës së tyre, Pinkett-Smith u përgjigj: ” Ne ende po përpiqemi ta kuptojmë”.
Ajo më pas zbuloi se në kohën e ndarjes së çmimeve të Akademisë 2022, kur Smith goditi Chris Rock-un, ata ishin ndarë për gjashtë vjet.
“Ne kemi bërë një punë vërtet të rëndë së bashku,” vazhdoi ai. “Ne thjesht kemi një dashuri të thellë për njëri-tjetrin.”
Përsa i përket fëmijëve të saj, aktorja i ka vlerësuar sesi e kanë ndihmuar të rritet. “Fëmijët e mi, ata janë guru të vegjël. Ata më kanë mësuar një ndjenjë të thellë të vetëpranimit”.