Ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, e cila ia dorëzoi sot edhe solemnisht detyrën pasardhësit të saj Hashim Thaçit, ka postuar një status në “Facebook”, duke thënë se ka qenë nder dhe privilegj të jetë presidente e Kosovës, por po ashtu ka thënë se udhëtimi i saj nuk do ndalet këtu.
“Ka qenë nder dhe privilegj të jem Presidentja juaj. Ju përkulem përjetësisht! Ju faleminderit! Udhëtimi ynë nuk ndalet këtu. Bashkë do ta bëjmë Kosovën”, shkruan Jahjaga.