Atifete Jahjaga, ish-presidentja e Kosovës, i dorëzoi sot mandatin Hashim Thaçit. Ajo që ra në sy gjatë dorëzimit ishte veshja e Jahjagës. Ajo shfaqet krejt ndryshe nga dita kur mori postin e të parës së shtetit, duket se veshja është përzgjedhur në bazë të simbolikës së ditës.

Jahjaga kur u betua në Kuvendin e Kosovës, 5 vite më parë, mbante veshur nj kostum të bardhë, ndërsa sot kur ia dorëzoi postin Thaçit ajo shfaqet me të zeza.