Sezoni veror ka nisur dhe Zlatan Ibrahimovic i ka bërë vetes një dhuratë speciale. Futbollisti i LA Galaxy raportohet se ka blerë një jaht të ndërtuar nga kompania e famshme italiane “Ferretti”.
Jahti është i gjatë 30 metra, quhet “Riva 100 Corsaro” dhe kushton rreth 7 milionë euro. Brenda këtij jahti luksoz ndodhet një klubi madh, garazh prej 4.5 metrash, bar koktejesh, jet ski, ndërsa në të mund të qëndrojnë deri në dhjetë persona.
Një “bishë” e vërtetë deti, të cilën gjiganti suedez do ta shfrytëzojë në maksimum gjatë qëndrimit në Kaliforni, ku mbizotërojnë ditët e nxehta përgjatë gjithë vitit dhe mund të organizosh festa pafund mes bukurosheve te pasarelave.





