Ky është momenti kur një jaht luksoz me vlerë disa milionë euro u fundos vetëm 15 minuta pas daljes së tij në det.

Ngjarja ndodhi pas daljes nga porti i Zonguldakut, në Turqi.

Sipas raportimeve nga mediat turke, pronari dhe anëtarët e ekuipazhit në bord të jahtit arritën të shpëtonin duke notuar drejt bregut, pa asnjë lëndim. Pamjet e filmuara me telefon celular tregojnë momentin kur anija fillon të anojë në mënyrë të rrezikshme dhe fundoset brenda pak minutash.

Autoritetet kanë nisur një hetim për të përcaktuar nëse ka pasur ndonjë gabim gjatë ndërtimit, ose lëshimit në det. Incidenti nxjerr në pah çështjen e sigurisë dhe cilësisë së ndërtimit të jahteve luksoze, në një kohë kur Turqia po investon shumë në industrinë e saj të brendshme të ndërtimit të anijeve.

Episodi u bë shpejt viral në mediat sociale, me përdoruesit që komentuan se një investim me vlerë miliona u zerua brenda pak minutash.