Një jaht i madh që kushton miliona dollarë është përplasur në një port turistësh në Cairn, në Queensland, Australi.
Për shkak të një problemi mekanik, jahti luksoz "Moatize", i cili i përkiste një manjati të qymyrit, ka humbur kontrollin dhe është përplasur në portin e Cairns.
Anija gjigande shkon drejt molit me shpejtësi, në një kohë që porti ishte plot me turistë që drekonin pranë një restoranti lundrues.
Ekuipazhi është përpjekur me të gjitha mënyrat për të ulur shpejtësinë e mjetit duke evituar që të kishte të tjera dëme në anijet e tjera. Nga përplasja fatmirësisht nuk pati asnjë të plagosur.





