Jahti gjigand i bosit rus Roman Abramovich do të renditet i dyti për nga madhësia, pasi jahti më i fundit i futur në Librin Guinness është plot 180 metra i gjatë.

Ai është 15 metra më i gjatë se varka e Ecilpse e miliarderit rus. Ai mund të ecë me një shpejtësi prej 30 nyjesh, ndërsa Eclipse ecën vetëm me 22 nyje.

Jahti është ktijim gjerman dhe quhet Azzam, që në arabisht do të thotë “vendosmëri”.

Pronari i tij është ende mister, por mësohet se mund të mbajë një peshë sa 1.750 elefantë meshkuj të rritur. Mbreslënëse apo jo?

Varka është ndërtuar nën drejtimin e inxhinierit Mubarak Ahbabi Saad al, dhe është dizajnuar nga Nauta.

Jahti mund të udhëtojë si në ujrat e cekëta dhe në ato të thella, ndërsa brenda tij nuk mungon aspak luksi.