Një jaht superluksoz është ankoruar në gjirin e Sarandës, ndërsa të gjithë ata që e panë u bënë kureshtarë për të mësuar se kujt i përkiste. 

Kreu i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare ka informacion për pushuesin dhe thotë se ai është Presidenti i Kazakistanit, Nursultan Nazarbayev, që shihni në foton më poshtë.

Edhe më herët, brigjet shqiptare janë vizituar nga superjahte, siç është “Rising Sun” i 6-ti në botë për nga madhësia dhe një prej anijeve private më luksoze në planet, i cili ndaloi në Ksamil fillimin e gushtit të vitit të kaluar.