TIRANË- Problematikat që shqetësojnë sot biznesin janë vënë në vemendjen e publikut nga Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, Nikolin Jaka. 

Nëpërmjet një konference për shtyp ai ka adresuar të gjitha problemet, që sipas tij duhet t’ju jepet zgjidhje. 

Jaka ka kërkuar nga Ministria e Financave që të shlyejë të gjitha detyrimet që i ka sipërmarrjes, ndërsa shtoi se institucioni që drejton “do të hartojë shumë shpejt një platformë për mbrojtjen e sipërmarrjes”. 

Ndër të tjera ai i ka bërë thirrje opozitës që të miratohet Gjykata Administrative. 

“Politika të heqë dorë nga demagogjitë, të konsultohet”, ka thënë ai.