Një qytetare ka njoftuar policinë se është dhunuar nga disa persona dhe është mbyllur në banesë në katin e 8-të të pallatit.
Sipas bluve, shtetasja me iniciale S. Q., ka njoftuar sallën operative se ndodhej brenda apartamentit duke pretenduar se është dhunuar nga disa persona.
Policia ka shkuar në vendngjarje për t’i ofruar ndihmë, ndërsa po negociohet që qytetarja të hapur derën, pasi e ka mbyllur.
“Shtetasja S.Q, ka njoftuar sallën operative se ndodhet në një banesë në katin e 8-të, dhe pretendon se është dhunuar nga disa persona.
Menjeherë në vendngjarje kanë mbërritur sherbimet e Policisë, Grupi Hetimor, shërbimet zjarrëfikëse dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe ofrimin e ndihmës së qytetares.
Shërbimet e Policisë po negociojnë me shtetasen S.Q, pasi e ka mbyllur deren dhe nuk pranon ta hap”,-thuhet në njoftimin e policisë.