Ivanka Trump ka reaguar e pikëlluar pas vdekjes së papritur të nënës së saj përmes një postimi në Instagram.

”Jam e shkatërruar nga vdekja e nënës sime. Ishte brilante, pasionante dhe e jashtëzakonshme. Ajo ishte model i forcës, këmbënguljes dhe vendosmërisë në çdo veprim që ndërmerrte. Ajo e jetoi jetën në maksimum, duke mos humbur asnjë rast duke qeshur dhe kërcyer. Do të më mungojë përgjithmonë dhe kujtimi i saj do të jetë i gjallë në zemrat tona”, tha ajo.

Donald Trump njoftoi një natë më parë se ish-bashkëshortja e tij ndërroi jetë në moshën 73-vjeçare.

“Me pikëllim të madh informoj të gjithë ata që e donin, prej të cilëve ka shumë se Ivana ndërroi jetë në shtëpinë në saj në Nju Jork”tha Donald Trump në një mesazh në platformen e mediave sociale Truth Social.