Kryeministri Edi Rama përsëriti sot ftesën për kreun e opozitës, Lulzim Basha për t’u ulur në një tryezë dialogu për të zgjidhur krizën politike, por pa kushte.

"Jam gati të ulem me Lulin në çdo moment, e të ofroj gjithçka që kemi në dorë, por jo me kushte. Kushtetutën ne me të drejtën për t’u zgjedhur, Lulzimi për të mos hyrë në zgjedhje, këtë nuk ia sugjeroj as armikut, jo më Luzmin që as armik nuk e kam e s’mund ta kem", tha Rama.

Kryeministri foli edhe për marrëveshjen e kaluar teksa tha se Basha nuk e zbatoi atë.

“Filluan bombat mbi derën e Kryeministrisë. E bëjnë që të mos përsëritet ajo që u bë në 2017 e që i dhe popullit zgjedhjet më të qeta, dhe vendit një stad tjetër, por këta në vend se të qëndronin dhe të ndërtonim bashkë, përsërisin pa pushim, se nuk do e përsërisin kurrë atë mëkat. Kurrë më një marrëveshje, dialog, por peng marrje me bomba deri kur të ikë ajo që nuk e mundin dot me zgjedhje. Ajo marrëveshje nuk funksionoi dhe asnjë marrëveshje si ajo nuk funksionon sepse në fakt, PD ka ndërruar qimen, por jo zakonin. Zakoni është Saliu që nuk ndërron as qimen, ndërsa Lulzimi është qimja që nuk bëhet dot zakon", ka thënë ai.