Jeta e Georgina Rodriguez ndryshoi tërësisht kur ajo u njoh me futbollistin Cristiano Ronaldo, teksa u shkëmbyen së bashku në hyrjen e dyqanit “Gucci” ku Georgina ishte shitëse. Mes tyre kishte një shkëndijë që herën e parë që u panë, ndërsa emocionet nisën në takimet e tjera. Gjithçka si në filma!
“Dikur shisja për marka të famshme, tani i blej dhe i vesh nëpër tapete të kuq!”, është shprehur Georgina, e cila ndryshimin e jetës së saj që nga lidhja me futbollistin e ka rrëfyer në serialin e saj në Netflix, “Soy Georgina” (Jam Georgina). Ky serial u lançua në Netflix më 27 janar dhe që tani ka thyer rekorde shikueshmërie në mbarë botën.
Gjatë serive, Georgina tregon jetën e saj të përditshme, takimet e punës apo mënyrën si argëtohet me partnerin, shoqërinë e fëmijët. 27-vjeçarja, e cila është tashmë prej pesë vitesh partnerja e Ronaldo-s, ka treguar se është një mama e përkushtuar e cila qetësinë e saj e gjen vetëm në familje.
Shumë shpejt, ata do të bëhen gjithashtu prindër të binjakëve dhe familja e tyre do të rritet sërish, pasi Georgina është në pritje të ëmbël.