Një oficer i ushtrisë greko-qipriote rrëfeu vrasjen e 7 femrave në Qipro me anë të një letre, pasi donte të shkonte në burg.
Vrasësi vendosi të rrëfente për vdekjen e pesë grave emigranteve të cilat pastronin shtëpitë në ishull, dhe dy vajzave të vogla, kur kuptoi se provat kundër tij ishin të pakundërshtueshme.
"Jam i mërzitur. Dua të shkoj në burg. Sillni disa letra, që të mund të rrëfej gjithçka,"-tha vrasësi 35-vjeçar, Nikos Metaxas dhe më pas bëri një rrëfim prej 10 faqesh.
Kapiteni i Gardës Kombëtare përdorte pseudonim Orestis për tu njohur me gratë në një aplikacion takimesh. Katër trupa janë gjetur deri më tani ndërsa po kërkohet për trupat e femrave të tjera në liqenin e Nicosia, ku Metaxas pretendon se ka hedhur tre nga viktimat e tij.
Mbetjet e një gruaje u zbuluan në një valixhe në ujërat toksike të liqenit të kuq të dielën. Trupi i dekompozuar ishte vendosur në pozicionin e një fetusi dhe zhveshur plotësisht.





