E moshuara Merita Hajdari, emri i të cilës doli pas skandalit të incenaratorëve me kompanitë fiktive ka folur për “News24”. Një ditë pasi u paraqit në SPAK për të ditur më shumë rreth mashtrimit që është përfshira emri i saj, Hajdari ka thënë se kërkoi nga prokurorët që të vihej drejtësi e të zbardhej e vërteta.

Ndër të tjera ajo ka treguar vështirësitë e jetës. Gruaja tregoi se ishte djegur pas një shpërthimi të bombolës së gazit dhe se ishte invalide. Ajo tha prej 13 vitesh vuan nga astma dhe me alergji, dhe se jeton me mbledhjen e kanoçeve, larjen e pallateve, si dhe seleksionimin e fruta-perimeve.

Jam invalide, jam pas shtëpi, e sëmurë me azëm, punoj jetoj duke punuar në shtëpi, pastroj lokale. Jam debitore që paguaj bankën, u dogja se më plasi bombola, shteti nuk u interesua. Jam fukara, invalide, punoj për të nxjerrë bukën e gojës, s’kam të ardhura. jam kreditore, s’kam me çfarë ta paguaj se skam lekë. Të më japin këto bizneset të rregulloj fëmijët e mi, të mos i lë pa shtëpi e katandi. Shteti të më ndihmojë se kush i ka bërë këto dokumente.Pashë emrin tim dhe ika u interesova se më thanë të afërmit, dua të drejtën kush mi ka bërë këto falsifikime, një fukareshë në SPAK që ka miliarda lekë.

Më thanë s’ke lidhje ti. Më vjen turp të dal në rrugë, më thonë që jam miliardere, ndërkohë fukareshë. Kërkoj drejtësi, të dalë e drejta e pastër, të mos më marrin për gojë njerëzit që jam biznesmene. Nuk e di çfarë janë inceneratorët, jam pa shkollë, vetëm kur më kanë thënë të afërmit që ke dalë në televizor. Kartën e kam, ma nxori bashkia kur shkova për të votuar se e kisha humbur. Firma kam hedhur vetëm ku kam marrë kredi në bankë, s’kam vendosur asnjë firmë. Nuk njoh as Klodian Zoton, asnjë njeri. Edhe në bashki jam interesuar për shtëpi, se jam e pastrehë, më thanë të ka humbur emri fare. Ku e di unë o nonë ku është QKB, s’njoh njeri, vetëm veten time që jetoj në fukarallëk”,-tha gruaja.