Një moment i papritur dhe emocional u transmetua mbrëmjen e djeshme në BBVIP Kosova, ku nëna e Benitës u bë pjesë e shtëpisë për disa minuta për të takuar të bijën.
Takimi, ndryshe nga sa pritej, mori një kthesë të fortë emocionale. Nëna e Benitës i kërkoi asaj që ta linte garën përgjysmë, duke u shprehur se gjendja e saj shëndetësore ishte e rënduar.
“Jam shumë keq, shumë e sëmurë, me hipertension… Unë kam nevojë për vajzën time, ti e di sa e lidhur jam me ty. Kam nevojë shumë për ty”, i tha ajo Benitës.
Megjithatë, Benita dyshoi në fjalët e së ëmës, duke i thënë se e shihte mirë dhe se arsyeja e vërtetë pse kërkonte largimin e saj nga shtëpia ishte pakënaqësia me sjelljen e saj në lojë.
Ajo theksoi se nuk do të largohej, por do të ndryshonte strategji dhe do të tregonte anën e saj më të mirë nga ky moment e tutje.
Gjithashtu, nëna e Benitës u shpreh qartë se nuk ishte aspak dakord me afrimitetin e saj me Toney-n.
“Lidhje kurrsesi, të pres jashtë”, iu drejtua ajo Benitës, ndërsa në momentin që takoi Toney-n, nuk ngurroi t’i thoshte: “Ki kujdes!”
Takimi la pas shumë emocione dhe pikëpyetje, duke sjellë një tjetër moment të fortë brenda shtëpisë së BBVIP Kosova.





