Kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, i dalë nga primaret e zhvilluara në PD, Ardian Muka është prezantuar nga ish-kryeministri Sali Berisha ditën e sotme në Durrës në kuadër të zgjedhjeve lokale të pjesshme të 6 marsit.

Muka ka theksuar para demorkatëve se durrsakët janë gati të marrin përgjegjësitë dhe me votë të ndryshojnë modelin e së keqes, që u kthye në projektin 22-vjeçar të shkatërrimit të qytetit.

Fjala e Mukës para demokratëve:

Ju falënderoj të gjithëve dhe më keni entuziazmuar pa masë.

Unë jam njëri prej jush, një qytetar durrsak dhe jam para jush të kërkoj votën tuaj për të sjellë ndryshimin e madh. Takimet me ju më konfirmojnë entuziazmin dhe optimizmin që unë kisha që në ditën e parë të këtij rrugëtimi, të cilin synojmë ta finalizojmë me sukses në 6 mars, por jo për të ndaluar aty.

Së bashku e kemi përjetuar Durrësin në ditët e tij më të vështira, kur modeli i së keqes u kthye në projektin 22 vjeçar të shkatërrimit të qytetit tonë.

Unë besoj se mund të ketë një moment të dytë më të mirë që të marim përsipër përgjegjësitë politike dhe qytetare, që e kapërcejnë interesin personal dhe që meren me interesat tona, të cilat do të ulen në tryzezën e përbashët në datën 6 mars.

Është Durrësi, është dashuria për qytetin tim që më ka lidhur me qytetin tim, përgjegjësia dhe nuk ka qënë politika.

Ne jemi dëshmitarë të një pushteti që e ka keqqeverisur Durrësin. I ka nënshtruar durrsakët para emigracionit masiv, korrupsioni, koncesioneve, kompromiseve në dëm të qytetarëve të firmosura në emër të tyre, por jo në interes të tyre.

Aksionerët e këtij qyteti duhetë jeni ju, sepse ju me votën tuaj keni të gjithë pushtetin për të rimarrë vëmendjen, që Durrësi meriton.

Vota juaj është përgjegjësi, aq sa edhe premtimi im është përgjegjësi.

Unë nuk zotohem për mrekulli, por për mirësi!