Mbrojtësi legjendar italian, Paolo Maldini, i ka befasuar të gjithë me deklaratën e tij.
Në një lidhje live në “Instagram”, me sulmuesin Bobo Vieri, Maldini ka pohuar se është lojtari më humbës në histori.
Me gjithë se ka fituar plot 5 Champions, menaxheri aktual i Milanit, shprehet se finalet e humbura janë më të shumta se trofetë e fituara.
“Unë jam lojtari më humbës në histori. Fitova shumë por kurrë nuk e pranova finalen e humbur. Në Kombëtaren kam pasur mundësi të mëdha por kam humbur edhe atje. Në vitin 2006, Lipi më kërkoi të shkoja në Kupën e Botës dhe unë i thashë jo: atëherë ata fituan dhe mendova se isha humbës. Momenti im më i keq? Ndoshta momenti më i keq është në Marsejë.Ndeshja që më lëndoi më shumë? Një herë bëra një bisedë kondenciale me Boban dhe Masara, ku mendoja se jam lojtari më humbës në histori. Kam fituar shumë, duke përfshirë 5 Champions, por kam humbur 3 finale të Champions-it, 1 finale të Superkupës Europiane, 3 finale të Kupës Ndërkontinentale, 1 finale të Kupës së Botës, 1 finale të Europianit, 1 gjysmënale të Kupës së Botës dhe më pas mund të vazhdoj…Natyrisht, jam me fat, se kam fituar shumë, por i pashë këto finale të humbura si diçka, që është pjesë e lojës, kështu që sinqerisht pranova pothuajse gjithçka”, u shpreh Maldini.





