Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ndodhet këto ditë në Los Angeles, ku është mirëpritur këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha.
Në një Insta Story Bebe publikoi një video të shkurtër teksa konsumonte mëngjesin së bashku me Monikën, të cilën e quan kushërirën e saj të bukur.
“Jam në Los Angeles me kushërirën time të bukur. Po hamë mëngjes”, shprehet Bebe teksa filmon Monikën ndërsa dhurojnë një puthje nga kamera.





