Ish-banori i Big Brother Vip 5, Ilir Vrenozi ka folur në “S’e luan topi” për takimin e tij me Ilir Metën në Presidencë.

Gjithashtu ai ka treguar që në vitin 2019 ai e ka takuar Ilir Metën në stadium dhe që pas atij takimi ata janë bërë “miq” me njëri tjetrin.

“Edhe në presidencë kam hyrë, më ka ftuar Ilir Meta. Kur kam vajtur për herë të parë, unë me idenë që do hanim ndonjë drekë jashtë Presidencës, kur më thotë Tedi, ‘hajde në Presidencë’. Unë kisha turp, edhe kur hyra aty, unë i thashë më fal se jam veshur kështu. Më tha ‘je veshur shumë mirë’. Në 2019-n jam takuar në stadium dhe atëherë “jemi bërë miq”, tha Ilir Vrenozi.

I pyetur nga moderatorja e emisionit nëse e ka takuar Ilir Metën në burg, Ilir Vrenozi u shpreh se: “Nuk lejohet, po me shumë kënaqësi, por më jep të fala nga avokati”.