Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një takimi me tregtarët e Dibrës, të cilët u ankuan për mungesën e tregut për produktet e tyre, tha se qeveria e Ramës duhet të largohet një orë e më parë, pasi sipas tij, gjendja e shqiptarëve sa vjen e rëndohet.

Basha u shpreh se shqiptarët janë popull punëtor, por  ajo që ua ka vështirësuar punët janë krimi dhe lidhjet e politikës me elementë kriminalë.

“Merri mollët me vete dhe t’ia hedhim në surrat dhe në fytyrë. Merri me vete me 16 mars. As Enver Hoxha nuk e ka bërë këtë. Kjo nuk është Dibra e Dibranëve , por e Ymer Lalës. Dibrani ka qenë zot shtëpie, por sot nuk jeni. Janë Edi Rama dhe Ymer Lala. Po iu them hapur, sepse jam nip Dibre. Me ndihmën e krimit ua mori bashkinë. Ka ardhur koha për t’i këput kokën krimit në Tiranë. Kjo nuk është qeveri, por kjo është bandë. Do ta rrëzojmë me të gjitha rrugët dhe mjetet”, tha Basha.