Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet sot në Fier, ku është prishur me entuziazëm nga qytetarët, të cilëve iu ka bërë thirrje të mbajnë maskat dhe respektojnë distancën.

“Të mbajmë maskat, të mbajmë distancën, por ama ta çojmë edhe më larg frymën e shpresës. Bashkë do fitojmë, bashkë Shqipëria do fitojë, Fieri do fitojë”, tha Basha.

Ndërkohë që në rrugë i ka dalë përpara dhe një vajzë e re, e cila tha se ishte e zhgënjyer nga PS dhe kryeministri Edi Rama.

“Jam një ish-socialiste e zhgënjyer. Nga këta manipulatorë. Nga një kryeministër që ka 8 vite dhe thotë kjo ishte gjysma e rrugës sonë. Jam Kamela Troka”, tha ajo.

Basha i premtoi se do do të punojë për të gjithë, edhe për socialistët.