Gjykata e Durrësit ka vendosur masën “Arrest me burg” për 21-vjeçarin Redmond Gruda, i cili vrau me thikë gjyshen e tij, Floresha Shkurti, 81-vjeçe.
E moshuara u gjet e pa jetë në dhomën e saj në banesë, e prerë me mjete prerëse në kokë, në qafë, në krahë dhe në duar. "DurrësLajm" mëson se në tualetin e banesës, u gjetën rrobat dhe një çantë marsupi si dhe një thikë e këputur.
Prokurori i çështjes, Pali Decolli tha se ekziston dyshimi për vrasje në kushte të marrëdhënieve familjare, dhe për këtë, autor i dyshuar, është Redmond Gruda.
Sipas Decollit, në këtë rast kemi të bëjmë me një vepër që dënohet me burg të përjetshëm. Autori ka rrezikshmëri ndaj dhe ka kërkuar lerësim të ligjshëm të arrestit me burg.
I veshur me atletet sportive dhe duart mbrama, para gjyqtares Aida Kaja, i riu Redmond Gruda shpehu pendesë për veprimin e kryer.
Mësohet se i riu është dënuar në moshën 11-vjeçarje për një tjetër plagosje.





