Gerard Pique ka thyer heshtjen në lidhje me ndarjen nga Shakira dhe ka treguar se si kjo ka ndikuar tek fëmijët e tyre.

Ish-futbollisti ka folur së fundmi në një intervistë me gazetën spanjolle ‘El Pais’ për ish-partneren dhe dy djemtë e tyre, Milan dhe Sasha.

Pique diskutoi se përse ai nuk e adresoi publikisht ndarjen pasi së bashku me këngëtaren kolumbiane njoftuan në qershor të vitit 2022.

“Çdokush ka përgjegjësinë e tij të përpiqet të bëjë atë që është më e mira për fëmijët e tyre”, tha ai.

“Ka të bëjë me mbrojtjen e tyre. Kjo është puna e të gjithë prindërve me fëmijë. Kjo është ajo në të cilën jam fokusuar dhe kjo është puna ime si baba”.

Shakira nga ana tjetër ka folur në një intervistë me En Punto con Enrique Acevedo për ndarjen nga Pique.

Artistja vuri në dukje se po fokusohej te vetja, vetëm disa javë pasi Pique zyrtarizoi në Instagram lidhjen me Clara Chia Marti.

“Ndihem e kompletuar – sepse ndihem sikur mund të varem nga vetja dhe kam dy fëmijë që varen nga unë”, tha ajo. “Unë duhet të jem më e fortë se një luan”.

Diku tjetër në intervistën e tij me El Pais, Pique theksoi se është “shumë i lumtur” me jetën e tij personale dhe është në një pikë ku ai vazhdon të bëjë gjërat që dëshiron.

“Ditën që të vdes, do të shikoj prapa dhe do të shpresoj se kam bërë gjithmonë atë që kam dashur. Unë dua të jem besnik ndaj vetes. Nuk do të shpenzoj para për të pastruar imazhin tim”, tha ai.

“Unë e shpenzoj energjinë time për të qenë me të dashurit e mi dhe për t’u dhënë atyre atë që kam. Unë jam shumë i lumtur. Ka pasur ndryshime në jetën time dhe kam ditur të ruaj lumturinë”, shtoi ai.

Ata  u ndanë pas 12 vitesh lidhje së bashku.