Presidenti amerikan, Donald Trump ka shprehu pakënaqësinë e tij me qëndrimin e Elon Musk. Trump u shpreh se kanë pasur një mardhënie të mirë me Elon Maskun, por nuk dihet nësë është më. Trump tha para gazetarëve se është shumë i zhgënjyer nga Eloni.
“Ne patëm një marrëdhënie të shkëlqyer me Elon. Nuk e di nëse kemi më. E kam ndihmuar shumë”, tha Trump në deklaratat nga Zyra Ovale.
Presidenti amerikan nuk la pa theksuar se Musk kishte njohuri të thella për përmbajtjen e projektligjit.
“Ai e dinte çdo aspekt të këtij projektligji. Ai e dinte më mirë se pothuajse kushdo tjetër dhe nuk kundërshtoi kurrë derisa u largua“, tha Trump.
Trump vlerësoi se reagimi i shefit të Teslës ishte për shkak të faktit se ai reagoi vetëm kur mësoi se do të na duhej të ulnim kuotën e detyrueshme për automjetet elektrike, duke nënkuptuar se interesat e biznesit të Musk ndikojnë në qëndrimin e tij.
Në të njëjtën kohë, ai vazhdoi sulmet e tij të ashpra kundër miliarderit, duke sugjeruar se ndryshimi i qëndrimit të njeriut të fortë të Teslës ishte për shkak të largimit të tij nga qeveria. Sipas Trump, shumë nga ish-bashkëpunëtorët e tij përfundojnë duke sulmuar administratën e tij sepse thjesht u mungon pushteti dhe dukshmëria.
“Do të jem i sinqertë: mendoj se atij i mungon vendi. Njerëzit largohen nga qeveria ime dhe na duan. Dhe në një moment, u mungon aq shumë sa disa e përqafojnë dhe disa bëhen armiqësorë,” tha ai për Musk, i cili është tërhequr nga roli i tij këshillues.
Trump argumentoi se ky është një model i njohur: “E kemi parë me të tjerët. Ata largohen, zgjohen një mëngjes dhe shkëlqimi zhduket. E gjithë bota është ndryshe dhe ata bëhen armiqësorë. Nuk e di pse ndodh.”