Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ka thënë se është një nga personat që është takuar me ish-zyrtarin e FBI, Charles McGonigal.
Megjithatë si shtou se çdo zyrtar do t’i bënte ato takime, të cilat sipas Ballës, janë kërkuar nga McGonigal.
Pas kësaj Balla iu kthye gazetarëve, të cilët sipas tij janë të zhytur thellë sepse rrinë shumë me opozitën.
Ai doli në mbrojtje edhe të kryeministrit Edi Rama, që nuk ishte në seancën e sotme të Kuvendit, duke thënë se është i zënë.
“Po ju them se çdo zyrtar shqiptar, kemi qenë ne apo kushdo të kishte qenë dhe do t’i kërkohej një takim, do ta priste në takim. Nuk shoh asnjë kontradiktë me atë që ka thënë zoti Çuçi.
Mund të qëllojë të takojmë një tjetër zyrtar që vjen në Shqipëri, dhe më pas të rezultojnë të hetohet, do mbaj unë përgjegjësi?! Jeni aq rëndë, ngaqë rrini më shumë me ta… Çuçi nuk ka qenë ministër i Brendshëm, ai ka qenë në Shqipëri në 2017, takimet me ne i ka kërkuar ai.
Jeni zhytur aq thellë… Kryeministri është në detyrë nga mëngjesi në darkë, dhe se kur vjen në Parlament e cakton ai”, tha Balla.