Avokati Adriatik Lapaj ka reaguar pasi mjeti i tij u përfshi nga flakët teksa po udhëtonte në rrugën “Kuvajt” në kryeqytet.

 Në një postim në Facebook, ai shkruan se është mire dhe se makina e tij ka pësuar një defekt teknik.Ndërsa theksoi se ngjarja nuk ka qenë e qëllimshme.“Jam top! Nuk ka asgjë të qëllimshme. Si njerëzit që bëhen për spital edhe makinat pësojnë defekt. Asgjë nuk ka qenë e qëllimshme. Thjesht defekt. Ju dua”, shkroi ai.