Ndryshe nga Semi, Bora Zemani nuk është aspak e shqetësuar nga deklarata e Donald Veshaj në lidhje me raportin e tyre.
Pak ditë më parë, Donaldi – pas puthjes së famshme me Borën në “Big Brother VIP” dhe varëses përtej murit – deklaroi se është vetëm, pra jo në një lidhje, deklaratë të cilën e shpjegoi me faktin që ka shumë gjëra pa zgjidhur në raportin e tyre që do t’i sqarojë kur të dalë. Megjithatë fjalia nuk u prit mirë nga Semi, shoqja e ngushtë e Borës.
“Sot më është mbushur Instagrami plot për të. Unë e dua shumë, ju e keni kuptuar sa e dua unë Semin dhe e njoh shumë mirë, ndryshe nuk do ishte pjesë e jetës sime për kaq shumë vitë. Mendoj që gjërat që e kanë ruajtur marrëdhënien tonë kanë qenë disa. E para, besimi sepse ne vëmë dorë në zjarr për njëra-tjetrën, kaq mirë e njohim njëra-tjetrën. E dyta protektiviteti. Është diçka që disa të tjerë e konsiderojnë si diçka të keqe, por unë mendoj se është diçka që e ka ruajtur miqësinë tonë sepse jemi protektive ndaj njëra–tjetrës,” shprehet Bora në Instagram.
“Tjetra është fakti që e pranojmë njëra-tjetrën ashtu siç jemi, pa u munduar ta ndryshojmë. Unë Semin e kam pranuar siç është. Ndonjëherë flet më shumë seç duhet. Ndonjëherë bën gallata më shumë seç duhet, të përqafon më shumë seç duhet, ndonjëherë të mbron më shumë seç duhet. Kjo nuk ka asgjë të keqe. Nuk shoh asnjë gjë të keqe, sidomos kur gjërat nuk bëhen me qëllim negativ, përkundrazi. Sot jam e lumtur dhe krenare që më është mbushur Instagrami me vajza që më shkruajnë se do të donin një shoqe si Semi,” shtoi ajo.
Në lidhje me deklaratën e Donaldit, Bora tha:
“Sa i përket situatës tjetër, ju e dini qëndrimin tim pavarësisht provokimeve që mund të bëhen se ndoshta po mbahet ndonjë qëndrim tjetër. Ku i dihet. Ku e dimë ne se çfarë ndodh jashtë!”
Ajo mban ende varësen e Donaldit dhe e tregon nga kamera, që do të thotë se presin që të flasin për lidhjen e tyre, pasi të përfundojë “Big Brother VIP”.