Njeriu që ka fituar më shumë Topa të Artë në historinë e futbollit ka përgëzuar lojtarin më të mirë të vitit të kaluar. Lionel Mesi, fitues i tetë prej trofeve individuale duartrokiti Ousmane Dembele për arritjen e tij historike në karrierë.
Anësori 28-vjeçar e arriti këtë sukses, duke tejkaluar edhe rivalin e tij të madh Lamine Jamal, duke fituar njohje për një sezon të shkëlqyer në Francë dhe Europë, me pesë tituj, përfshirë titullin e parë madhështor të Ligës së Kampioneve për klubin. “Ous i madh! Urime, jam shumë i lumtur për ty. E meriton”, komentoi Mesi në foton e postuar të Dembelesë në Instagram.





