TIRANE – Dhëndri i kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezi ka paditur deputetin e partisë socialiste, Taulant Balla, pas akuzave të ditëve të fundit për pasurinë dhe pronat e përfituara.
Padia e cila është regjistruar në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë mban datën 21 dhjetor. Ndërsa arsyetimi i padisë së Jamarbër Malltezit është për shkaktim dëmi nga deputeti Balla.
Sakaq në faqen zyrtare të kësaj gjykate rezulton se pas hedhjes së shortit është vendosur që ky proces do të gjykohet nga gjykatësi Agim Bendo.
Në padi kërkohet që Taulant Balla të paguajë 20 milionë lekë kundrejt Jamarbër Malltezit për dëmin e shkaktuar me deklaratat e fundit publike.