Prezantuesja e "BBC Radio 1" është hapur për revistën Cosmopolitan duke thënë , “Më shumë femra kanë nevojë të qëndrojnë së bashku.”

Udhëheqja 27 vjeçare e emisionit “The Official Chart” tha: “Sa herë që marr komente negative në Twitter është gjithmonë nga vajzat – shpesh nga ato që përpiqen të arrijnë në media.

“Nuk kuptoj pse nuk mundemi ta përdorim atë energji për t’u bashkuar dhe mbështetur njëra tjetrën. Arsyeja pse meshkujt kanë fuqinë për të qenë seksist është sepse qëndrojnë së bashku dhe ne kemi nevojë ta bëjmë të njëjtën gjë.

“Nëse nuk besojmë që jemi po aq të mira sa meshkujt, si presim që edhe ata të besojnë këtë?”

Ajo shtoi që më shumë femra duhen të jenë si Adele, e cila është kritikuar nga Karl Largerfeld pse është “për së tepërmi e trashë”.

“Bëni hulumtimin tuaj dhe përdorni trurin për u vënë re. Unë e përdor humorin për të treguar mendimin tim dhe duhet të luftosh zjarrin me zjarr dhe t’u kundërpërgjigjesh meshkujve”, tha Jameela.

“Ja pse Adele është kampione. Ajo është e bukur, por nuk e seksualizon veten për të shitur këngët, – ajo e lë talentin të flasë për të.”

“Kur kam filluar si prezantuese televizive më është dashur të luftoj për t’u vënë re. Shpesh pritet që femra të qëndrojë aty e bukur derisa mashkulli artikulon fjalitë e vërteta. Vitin e kaluar kam vendosur të ndali së veshuri fustane të shkurtër dhe të dukem më serioze. Kam dashur të shikoj nëse do të ndryshonte mënyrën në të cilën më shohin. Çuditërisht ka ndryshuar dhe jam nervozuar që duhet të veshesh në një mënyrë të caktuar për t’u marrë seriozisht,” përfundoi Jameela Jamil.