Brazil, 5 korrik 2014 – James Rodriguez, ylli i Kolumbisë dhe i Botërorit “Brazil 2014”, e la Kupën e Botës me 6 gola të shënuar, me shpirt të trazuar dhe me një mik të pazakontë në krahun e tij. 

Në momentin që shënoi me 11-metërsh golin e vetëm të skuadrës së tij në humbjen 2-1 ndaj Brazilit, lojtari i Monakos po festonte së bashku me një karkalec të madh dhe të gjelbër që i ishte ngjitur në mëngën e fanelës.

Për asnjë moment, kolumbiani i ri nuk e vuri re insektin e madh. James Rodriguez është golashënuesi më i mirë i “Brazil 2014” me 6 gola, i ndjekur nga Messi, Neymar dhe Muller me nga 4 gola.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/