Në periudhën janar-maj të këtij viti në portin e Durrësit janë përpunuar 1,493,384 ton mallra të ndryshme, ose 118 mijë ton më shumë se sa në të njejtën periudhë të vitit të kaluar.

Në katër Terminalet e portit janë përpunuar 229 anije tregtare dhe 373 tragete, ndërsa janë ankoruar gjithashtu edhe 2 kroçera dhe 41 jahte turistike.

Nga Sektori i Statistikave në APD, mësohet se në këtë periudhë ka patur një rritje të ndjeshme të eksporteve.

Importet në portin e Durrësit për periudhën janar-maj 2017 zenë 62.8 përqind të mallrave të përpunuara, ndërsa eksportet 37.2 përqind.

Ndërkohë i njejti raport në të njejtën periudhë të vitit 2016 ishte 70.21 përqind importe dhe 29.79 përqind eksporte.