Rritja e efikasitetit në shërbimet portuale, ka ndikuar në rritjen e ndjeshme të sasisë së mallrave të përpunuar dhe për rrjedhojë dhe të ardhurave në buxhetin e Autoritetit Portual Durrës, njofton ky institucion.
Referuar të dhënave statistikore, gjatë periudhës janar – maj të 2019-ës, janë përpunuar afro 80 mijë tonë mallra më shumë se sa në të njejtën periudhë të vitit 2018.
Gjatë 5 muajve të parë të 2019-ës, nga anijet dhe tragetet e linjave janë përpunuar afro 1 milion e 645 mijë tonë mallra, ose 5 % më shumë se e njëjta periudhë e 2018-ës.
Afro 70% është përpunuar nga 254 anijet tregtare që janë ankoruar në kalata gjatë 5 muajve. Ndërsa 30% të tjera nga kamionët dhe trailerët e transportuar nga tragetet e linjave Durrës – Bari/ Ankona.