Gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti në portin e Durrësit janë përpunuar 3,12 milionë tonë mallra, ose 15% më shumë se sa në të njejtën periudhë të vitit 2018.
Ndërkaq, eksportet nga Durrësi me afro 903 mijë tonë kanë patur një rritje prej 4% krahasuar me vjet, ndërsa rritja e volumit të mallrave të importit arrin në 20 përqind.
Nga të dhënat e Sektorit të Statistikave në Autoritetin portual mësohet se, volumi i mallrave të përpunuar gjatë këtij 9-mujori e ka tejkaluar me rreth 404 mijë tonë volumin e mallrave që u përpunuan në të njejtën periudhë të vitit të kaluar.
Anijet tregtare që përpunohen në tre prej Terminaleve të portit më të madh të vendit tonë kanë arritur shifrën prej 2,44 milionë tonë mallra me një rritje prej 18% më shumë se sa vitin e kaluar.
Ndërsa nga tragetet janë përpunuar në Terminalin përkatës afro 680 mijë tonë mallra, ose 5% më shumë se sa në janar-shtatorin e vitit 2018.